BOTA, 20 Shkurt 2025, 12:16

'Kur e vizitoi Bessent, Zelensky po flinte', faktet përgënjeshtrojnë Trump: Presidenti ukrainas u takua me Sekretarin amerikan të Thesarit

'Kur e vizitoi Bessent, Zelensky po flinte', faktet

Donald Trump ka sulmuar sërish presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke pretenduar se ai “ishte duke fjetur” kur Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, vizitoi Kievin për të negociuar një marrëveshje mbi mineralet e rralla.

Sipas Trump, Zelensky refuzoi një ofertë prej 500 miliardë dollarësh dhe e trajtoi Bessentin “vrazhdë”.

Megjithatë, fotografitë nga takimi tregojnë të kundërtën: Zelensky e priti zyrtarin amerikan në zyrën e tij dhe diskutimi u zhvillua normalisht.

Kjo, sipas Kievit, është një tjetër gënjeshtër nga Trump, i cili vazhdon të shpërndajë dezinformata mbi Ukrainën.