TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka deklaruar se administrata e tij vendosi të shfuqizojë tarifat shtesë për qytetarët e New York, që ishin vendosur gjatë presidencës së Joe Biden.
Kjo tarifë kishte hyrë në fuqi që nga 5 janari dhe ishte një tarifë prej 9 dollarësh për shoferët që hynin në Manhatan, si masë për të adresuar problemin e trafikut të qytetit.
“Tarifa e trafikut hiqet. Manhatani dhe i gjithë New York shpëtuan. Rroftë mbreti!”, ka shkruar Trump në rrjetet sociale.

Në të njëjtën kohë, llogaria zyrtare e Shtëpisë së Bardhë publikoi një foto të krijuar me inteligjencë artificiale, e ngjashme në kopertinën e revistës Times. Në të, presidenti amerikan pozon duke buzëqeshur me një kurorë në kokë dhe si sfond është New York.
"CONGESTION PRICING IS DEAD. Manhattan, and all of New York, is SAVED. LONG LIVE THE KING!"
— The White House (@WhiteHouse) February 19, 2025
–President Donald J. Trump pic.twitter.com/IMr4tq0sMB