TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka “shqetësim të thellë” nga situata “dramatike” e kishës katolike në Gaza e cila ishte objektiv i sulmeve të Izraelit.
Në një deklaratë nga pallati Elysee thuhet se Macron zhvilloi bisedë telefonike me kryepeshkopin latin të Kudsit, Pierbattista Pizzaballa përpara Krishtlindjeve.
Në bisedë, Macron i shprehu ngushëllime kryepeshkopit Pizzaballa për dy të krishterët që humbën jetën në sulmin që ushtarët izraelitë kryen më 16 dhjetor ndaj kishës katolike të familjes së shenjtë në Gaza.
Macron shprehu “shqetësimet e tij të thella” përballë “situatës dramatike” në kishën katolike të familjes së shenjtë, e cila ishte objektiv i sulmeve izraelite në Gaza dhe në të cilën u “strehuan qindra civilë nga të gjitha besimet”.
Duke shprehur angazhimin e tij lidhur me “përgjegjësinë dhe rolin” për mbrojtjen e komuniteteve të krishtera që Franca kryen përmes Konsullatës së Përgjithshme në Kuds, Macron tha se kjo përgjegjësi, të cilën ai e cilësoi si “trashëgimi historike”, do të merret përsipër “plotësisht” përballë “rreziqeve aktuale” me të cilat përballen komunitetet e krishtera.