BOTA, 23 Dhjetor 2023, 19:18

Diplomatët e lartë të Katarit dhe të Jordanisë kërkojnë fundin e agresionit në Gaza

Diplomatët e lartë të Katarit dhe të Jordanisë

Gjatë një takimi në Doha, kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani dhe ministri i Jashtëm jordanez, Ayman Safadi diskutuan për luftën në Gaza.

Sipas ministrisë së jashtme të Katarit, ata kërkuan një “rezolutë detyruese” nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, shkruan Al Jazeera.

“Ne paralajmërojmë për pasojat e privimit të palestinezëve nga ushqimi, uji dhe ilaçet dhe shkelja e të drejtave të tyre”, thuhet në një deklaratë.