BOTA, 18 Shkurt 2023, 21:57

Macron: Dua që Rusia të mposhtet në Ukrainë, por jo “të shtypet”

Macron: Dua që Rusia të mposhtet në Ukrainë, por jo

Presidenti francez, Emmanuel Macron, është shprehur se dëshiron ta shohë Rusinë të mundur në Ukrainë, por shtoi se Franca nuk dëshiron “ta shtypë” Rusinë.

Sipas mediave të huaja, komentet Macron i bëri për për gazetën franceze Journal du Dimanche, ku tha se ai nuk mendonte se Perëndimi duhet të synojë humbjen totale të Rusisë dhe as një sulm ndaj rusëve në tokën e tyre.

Këto komente të Macron vijnë pas disa komenteve të mëparshme të tij, ku shprehte kundërshtimin që Rusia të “turpërohej” në Ukrainë.

Kujtojmë se komentet e mëhershme të tij u kritikuan mjaft nga shumë vende perëndimore dhe nxitën një sërë polemikash mes aleatëve.

Lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të vitit të kaluar, pas një agresioni të paprovokuar të Rusisë, si pasojë e të cilës kanë humbur jetën mijëra persona, ushtarakë dhe civilë.