TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qeveria amerikane ka deklaruar zyrtarisht se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës së saj në Ukrainë.
Zv.presidentja, Kamala Harris u shpreh gjatë konferencës së Sigurisë në Mynih se: “Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar zyrtarisht se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit. Dhe unë u them të gjithë atyre që kanë kryer këto krime dhe eprorëve të tyre që janë bashkëpunëtorë në ato krime, që do të mbani përgjegjësi.”
Më pas tregoi disa nga provat që tregonin se Kremlini ka kryer krime lufte: “Së pari, që nga ditët e fillimit të kësaj lufte të paprovokuar, ne kemi parë forcat ruse të përfshihen në mizori të tmerrshme dhe krime lufte. Forcat ruse kanë sulmuar popullsinë civile, duke ndërmarrë akte të tmerrshme si vrasje, tortura, përdhunime dhe dëbim nga vendi. Autoritetet ruse kanë deportuar me forcë qindra mijëra njerëz, nga Ukraina në Rusi, përfshirë fëmijë. Ata i kanë ndarë mizorisht fëmijët nga familjet e tyre.”
Harris përmendi rastin kur u bombardua një materniteti ku vdiq një nënë shtatzënë dhe teatri në Mariupol ku u vranë qindra njerëz.
Harris foli për imazhet e tmerrshme nga Bucha që tregonin burra dhe gra të qëlluar dhe trupat e tyre të braktisurnë rrugë.
“Barbare dhe çnjerëzore,” tha Harris.