TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ukraina lëshoi nëntë raketa ATACMS të prodhuara nga SHBA kundër Krimesë dhe të paktën 60 dronë kundër zonave në Rusi, ndërsa një sulm me dron ukrainas i detyroi autoritetet të mbyllnin një rafineri nafte në Rusinë jugore, thanë sot zyrtarët rusë.
Mbrojtja ajrore ruse rrëzoi 9 ATACMS të lëshuara kundër Krimesë, si dhe 57 dronë të lëshuar kundër rajonit të Krasnodarit të Rusisë dhe 3 dronë të lëshuar kundër rajonit Belgorod gjithashtu në territorin rus, njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.
Zyrtarët rusë thanë gjithashtu se 6 dronë u rrëzuan në bazën e një rafinerie nafte në Slavyansk në rajonin Krasnodar të Rusisë jugore.
Agjencia ruse e lajmeve Interfax raportoi se rafineria u mbyll pas sulmit. Agjencia ruse e lajmeve TASS gjithashtu raportoi, duke cituar zyrtarë rusë, se nuk u shkaktuan zjarre në rafineri nga sulmi.
Rafineria në Slavyansk është një fabrikë private me kapacitet për të prodhuar 4 milionë tonë metrikë naftë në vit, rreth 1 milion fuçi në ditë. Për momentin, Kievi nuk e ka komentuar këtë informacion.