BOTA, 22 Shkurt 2022, 20:01

Lufta më afër se kurrë/ Evakuohet ambasada ruse në Ukrainë

Lufta më afër se kurrë/ Evakuohet ambasada ruse në

Ministria e Jashtme ruse njoftoi sot pasdite se së shpejti do të “evakuojë ambasadën e saj në Ukrainë “.

“Në rrethanat aktuale, prioriteti ynë i parë është të kujdesemi për diplomatët rusë dhe zyrtarët e ambasadës dhe konsullatës së përgjithshme. Për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e tyre, udhëheqja ruse vendosi të evakuojë stafin e misioneverëve të huaja ruse në Ukrainë. Ky vendim do të zbatohet në një të ardhme shumë të afërt”, thuhet në deklaratë.

Me heret presidenti rus Vladimir Putin kishte kërkuar miratimin e parlamentit per sulmet e ushtrisë jashtë vendit. Një ditē më parë ai njohu pavarësinë e rajonit të Donetskut dhe Luthanskut.