BOTA, 21 Shkurt 2022, 23:34

Putin urdhëron hyrjen e trupave ruse në Ukrainën Lindore

Putin urdhëron hyrjen e trupave ruse në Ukrainën Lindore

Presidenti Valdimir Putin, ka urdhëruar hyrejn e trupave ruse në Ukrainë. 

Putin ka njohur rajonet e shkëputura të kontrolluara nga separatistët pro rusë. 

Sipas dekretit të firmosur nga Putin, trupat ruse do të performojnë "funksione paqeruajtëse" në zonat e rebelëve. 

Gjatë një dalje televizive, Putin tha se Ukraina nuk ka një histori të të qenurit një "shtet i vërtetë". 

Sipas britanikëve, kjo lëvizje është një shenjë "e errët", e cila dhunon sovranitetin e Ukrainës. 

Disa linja ajrore përfshirë air France dhe Lufthansa, kanë ndalur fluturimet mbi hapësirën ajrore të Ukrainës, nga frika e pushtimit. 

Perëndimi ka paralajmëruar sanksione ndaj Rusisë.