BOTA, 22 Shkurt 2022, 15:46

“Mirë se erdhët në botën e re, ku europianët do të paguajnë 2 mijë euro gazin”/ Rusia reagon pasi Gjermania ndaloi gazsjellësin "Nord Stream 2"

“Mirë se erdhët në botën e re, ku europianët do

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, i është përgjigjur njoftimit të Gjermanisë të martën se do të ndalonte certifikimin e gazsjellësit Nord Stream 2, duke paralajmëruar një rritje të madhe të çmimeve të gazit natyror për Evropën.

“Kancelari gjerman Olaf Scholz ka lëshuar një urdhër për ndalimin e procesit të certifikimit të gazsjellësit Nord Stream 2. Mirë se vini në botën e re të guximshme ku europianët shumë shpejt do të paguajnë 2000 euro për 1000 metra kub gaz natyror”,shkroi Medvedev në Twitter .

Më herët të martën, Scholz njoftoi se certifikimi i gazsjellësit Nord Stream 2 do të ndërpritet si përgjigje ndaj veprimeve të Moskës në Ukrainën lindore.

“Për sa i përket zhvillimeve të fundit, ne duhet të rivlerësojmë situatën edhe në lidhje me Nord Stream 2. Tingëllon shumë teknokratike, por është hapi i nevojshëm administrativ për të ndaluar certifikimin e gazsjellësit”, tha Scholz në Berlin.