BOTA, 22 Shkurt 2022, 09:47

Putin njohu pavarësinë e rajoneve separatiste, reagon Blinken: Akte të turpshme, jemi krah Ukrainës!

Putin njohu pavarësinë e rajoneve separatiste, reagon Blinken: Akte

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar ashpër pas vendimit të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për të njohur separatistët e rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk.

Menjëherë pas vendimit të Putinit, Sekretari Amerikan Blinken ka telefonuar ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, të cilit i ka thënë se SHBA dënon në mënyrën më të ashpër të mundshme.

“Lëvizja e Rusisë për të njohur “pavarësinë” e të ashtuquajturave republika të kontrolluara nga përfaqësuesit e saj është një akt i parashikueshëm, i turpshëm.

Ne i dënojmë ata në termat më të ashpër të mundshëm dhe qëndrojmë me Ukrainën, siç i thashë ministrit të Jashtëm, Dmytro Kuleba sonte”, shkruan Blinken.