TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka deklaruar se krijimi i zone të ndalim-fluturimit mbi Ukrainë do të bënte që të shpërthente lufta mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë. Ajo iu referua presidentit amerikan Joe Biden se krijimi i kësaj zone çon direkt në një përplasje të armatosur me Rusinë.
Psaki u pyet se krijimi i kësaj zone a do të lejonte lëvizjen e civilëve ukrainas që të shpëtojnë nga pushtimi rus përmes korridoreve humanitare.
Psaki u tha gazetarëve se një zonë ndalim-fluturimi – të cilën e ka kërkuar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky – do të kërkonte rrëzimin e avionëve rusë.
“Do të ishte shqetësues se ky është një veprim përshkallëzues që mund të na çojë në një luftë me Rusinë, gjë që nuk është diçka që presidenti synon të bëjë”, u shpreh sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë.