BOTA, 14 Shkurt 2023, 17:25

Lindi nën rrënojat e tërmetit në Siri, persona të armatosur tentojnë të rrëmbejnë foshnjën në spital

Lindi nën rrënojat e tërmetit në Siri, persona të

Persona të armatosur kanë sulmuar një spital në veri të Sirisë, ku një vajzë po kujdeset pasi lindi nën rrënojat e shtëpisë së saj të shembur, tha një zyrtar.

Sipas Sky, duke folur në kushte anonimiteti, zyrtari tha se sulmuesit ndoqën drejtorin e klinikës dhe e rrahën atë.

Sipas burimeve bëhet me dije se personat e armatosur nisën sulmin në një përpjekje për të rrëmbyer foshnjën, por zyrtari mohoi se ndodhi për diçka të tillë.

Vajza, e cila është quajtur Aya, fjala arabe që do të thotë “një shenjë nga Zoti”, ka qenë në spital që nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë javën e kaluar.

Zyrtari tha se drejtori i spitalit kishte dyshuar se një infermiere që po fotografonte Aya-n po planifikonte ta rrëmbente atë dhe e kishte dëbuar atë nga spitali.

Infermierja u kthye disa orë më vonë, e shoqëruar nga personat e armatosur që nisën sulmin.

Nëna, babai dhe katër vëllezërit e motrat e Aya-s vdiqën në katastrofë dhe ajo është monitoruar nga afër që nga lindja e saj, me njerëz nga e gjithë bota që i ofrohen për ta ndihmuar.

Megjithatë, disa persona janë shfaqur duke pretenduar në mënyrë të rreme se janë të afërm të saj, duke bërë që policët lokalë ta ruanin atë.

Punonjësit e shpëtimit civil në qytetin verior të Sirisë, Jinderis, zbuluan Aya-n më shumë se 10 orë pas goditjes së tërmetit, të mbetur nën rrënoja dhe ende të lidhur me kordonin e kërthizës me nënën e saj.