TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Moldavia ka mbyllur përkohësisht hapësirën e saj ajrore. Linja ajrore kombëtare Air Moldova bëri të ditur lajmin në Facebook, duke thënë se “po pret për rifillimin e fluturimeve”.
Masa vjen në një kohë tensionesh të larta midis ish-republikës sovjetike dhe Rusisë.
Vendi i vogël i Europës Lindore ndan një kufi me Ukrainën.
Kjo vjen një ditë pasi presidentja e Moldavisë akuzoi Moskën për komplot për të përmbysur qeverinë e saj dhe një javë pasi zyrtarët si në Moldavi dhe në Ukrainë akuzuan Rusinë për kalimin e raketave përmes hapësirës ajrore të Moldavisë ndërsa sulmonte Ukrainën.