BOTA, 29 Qershor 2022, 15:07

“Një Ukrainë e pavarur është jetike për stabilitetin në Evropë”- Shefi i NATO-s: Ramë dakord për një paketë gjithëpërfshirëse ndihme

“Një Ukrainë e pavarur është jetike për

Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, në fjalën e tij në konferencën në samitin në Madrid thotë se presidenti rus Putin ka “shkatërruar paqen” në Evropë dhe se kjo është kriza më e madhe e sigurisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ai tha se presidenti i Ukrainës Zelensky foli sot me liderët e NATO-s duke e përshkruar lidershipin dhe guximin e tij si një “frymëzim”, shkruan BBC.

Stoltenberg tha se udhëheqësit e siguruan Ukrainën se mund të vazhdojë të mbështetet tek ta, për aq kohë sa të duhet dhe aleatët do të ofrojnë ndihmë ushtarake dhe financiare.

Shtetet anëtare të NATO-s ranë dakord të forcojnë mbështetjen për Ukrainën duke premtuar një “paketë gjithëpërfshirëse ndihme”, shtoi ai.

Ai tha gjithashtu se një Ukrainë e fortë e pavarur është “jetike” për stabilitetin në Evropë.