TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë se kushtet që po raportohen në lidhje me një marrëveshje të mundshme SHBA-Iran nuk kanë të bëjnë aspak me kushtet për të cilat është rëndë dakord.
Në një reagim në Truth Social, presidenti amerikan e cilësoi deklaratën e Teheranit si patetike ndërsa tha se ata janë njerëz të pandershëm për të bërë negociata.
“Termat që Irani u nxori mediave të rreme nuk kanë ASNJË lidhje me termat që u ranë dakord, me shkrim. Ajo që ata thanë, përfshirë deklaratën e tyre të dobët dhe patetike se ekziston një marrëveshje, nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën. Janë njerëz shumë të pandershëm për të negociuar. Me ta, nuk ekziston diçka e tillë si negocimi me mirëbesim. E PABESUESHME!
Gjithashtu, sulmi i tyre me dron mbrëmë kundër anijeve indiane që po largoheshin nga Ngushtica e Hormuzit u zmbraps plotësisht dhe është PLOTËSISHT I PAPRANUESHËM. Ata duhet të marrin masa dhe të rregullojnë sjelljen e tyre, dhe SHPEJT!”, u shpreh Trump.
Dje, Trump njoftoi se kishte ndërmend të pushtonte ishullin Kharg të Iranit dhe të niste sulme “shumë të forta” për natën e tretë radhazi. Megjithatë, brenda pak orësh, ai u tërhoq dhe tha se në fakt ishte arritur një marrëveshje.
Ministria e Jashtme e Iranit tha se kishte pasur marrëveshje për një numër çështjesh, por asgjë nuk ishte finalizuar.
Mediat iraniane pretenduan se negociatat përfshinin: Angazhimet e SHBA-së për heqjen e sanksioneve ndaj Iranit, si dhe tërheqjen e forcave nga e gjithë vendi dhe përfundimin e bllokadës detare të SHBA-së. Sipas iranianëve, Uashingtoni gjithashtu do të hiqte sanksionet e naftës ndaj Iranit dhe do të lironte fondet e ngrira, do të rihapej ngushtica e Hormuzit.
SHBA-të do të paraqisnin një plan për të “rindërtuar ekonominë e Iranit”: Agjencia e lajmeve Mehr e Iranit pretendon se SHBA-të dhe aleatët do të paraqisnin plane rindërtimi me vlerë të paktën 300 miliardë dollarë dhe se “negociatat përfundimtare” mbi programin bërthamor të Teheranit dhe “çështjet ekonomike” do të zhvilloheshin më vonë.