BOTA, 12 Qershor 2026, 16:03

Tërmet me magnitudë 5,1 ballë godet veriun e Azerbajxhanit

Tërmet me magnitudë 5,1 ballë godet veriun e Azerbajxhanit

Azerbajxhani njoftoi se një tërmet me magnitudë 5,1 ballë goditi rrethin verior të vendit, Gabala.

Ministria e Situatave Emergjente e Azerbajxhanit tha në një deklaratë se tërmeti ndodhi në orën 15:13 sipas kohës lokale, në një thellësi prej 42 kilometrash.

Ministria bëri të ditur se tërmeti u regjistrua 11 kilometra në jugperëndim të stacionit sizmik të Gabalës dhe se lëkundjet u ndien në epiqendër dhe në vendbanimet përreth me intensitet nga 3 deri në 5 ballë.

“Ministria e Situatave Emergjente ende nuk ka marrë asnjë informacion për dëme materiale apo të lënduar si pasojë e tërmetit”, thuhet në deklaratë.