BOTA, 28 Maj 2023, 19:26

Krizat që nuk mundën dot Erdogan

Krizat që nuk mundën dot Erdogan

Zgjedhjet e 14 majit 2023 në Turqi shënuan surpriza të shumta, ndër të cilat jo më pak e rëndësishme ishte performanca më e ulët se sa pritej e “Tabelës së Gjashtë” një koalicion prej 6 partish që kërkonte t’i jepte fund sundimit të gjatë të Rexhep Tajip Erdogan. Votimet do të përcaktonin raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ashtu edhe për përbërjen e parlamentit.

Gama e gjerë e “Tabelës së Gjashtë”, e cila mblodhi parti nga pikëpamje shumë të ndryshme politike nën emrin “Aleanca e Kombit” duke marrë edhe mbështetjen e lëvizjes politike kurde, nuk u pasqyrua në kutinë e votimit.

Krizat e mëdha si pandemia, kriza ekonomike e Turqisë dhe tërmeti i shkurtit nuk mjaftuan për të mposhtur Erdoganin. Dhe megjithëse Partia AK e Erdoganit humbi vota, ajo mbajti epërsinë në parlament.

Për disa vëzhgues, mbështetësit e Kemal Kilicdaroglu dukeshin të papërgatitur për raundin e dytë të zgjedhjeve. Kjo u pa në mënyrën se si u shpallën rezultatet e raundit të parë dhe në ndryshimin e ekipit të fushatës pas kësaj. Shenja ishin edhe improvizimi i negociatave politike dhe ndryshimet rrënjësore në diskurs në prag të raundit të dytë. / BBC, Prof. Emre Erdogan, Universiteti Bilgi