TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Spanja ka raportuar vdekjen e parë me linë e majmunit, në atë që është viktima e parë e njohur në Evropë dhe e dyta jashtë Afrikës në shpërthimin aktual.
Ministria e Shëndetësisë e vendit konfirmoi vdekjen të premten, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Brazili raportoi vdekjen e parë të lidhur me linë e majmunit jashtë kontinentit afrikan në shpërthimin aktual, më herët të premten.
Në raportin e fundit, Ministria spanjolle e Shëndetësisë tha se 4,298 raste ishin konfirmuar në vend.
Nga 3,750 pacientët për të cilët kishte informacion, ajo tha se 120 janë shtruar në spital, që përbën 3.2% dhe një ka vdekur, pa dhënë detaje të mëtejshme.