TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbretëri e Bashkuar - Çmimet e energjisë janë rritur ndjeshëm si kudo në Evropë dhe ekspertët vlerësojnë se dimri që po vjen do të jetë edhe më i vështirë.
Qeveria britanike, do të nisë një cikël pagesash për të gjithë abonentët që kanë një lidhje energjie dhe do të paguajë 400 paund, për të reduktuar faturat e tyre të energjisë.
Skema që pritet të nisë nga tetori i këtij viti, përfshin të gjithë abonentët pa asnjë përjashtim dhe është një pagesë e cila nuk do të duhet të kthehet.
Skema kushton rreth 11.7 miliardë paund dhe do t'ju shpërndahet kompanive të energjisë, të cilat më pas do të bëjnë zbritjen prej 400 paund për çdo abonent.
MB është përballur me inflacion të lartë, që arriti në 9.4%.