BOTA, 29 Korrik 2022, 20:39

Video/ Edhe qeni i trafikantëve të drogës shtrihet në tokë kur hyn policia

Video/ Edhe qeni i trafikantëve të drogës shtrihet në

Ka bërë xhiron e mediave botërore momenti gazmor kur qeni roje i një bande droge u shtri në tokë përkrah kriminelëve në momentin që ata u arrestuan në Brazil gjatë zbulimit të një depoje droge.

Policët arrestuan tre burra në një fermë në Hortolandia, të shtetit Sao Paulo, të enjten. Pamjet e bastisjes i tregojnë ata të shtrirë në dysheme me fytyrë poshtë dhe me duart e tyre të lidhura me pranga pas shpine.

Me ta edhe qeni i racës Rottweiler vendosi të dorëzohej gjithashtu duke u shtrirë pranë tre të dyshuarve.

Oficerët sekuestruan 1176 pako që përmbanin 1.1 ton marihuanë. Policia kishte monitoruar pronën dhe ndërhyri kur po bëhej dorëzimi. Gjithsesi qeni i është lënë pronares së tokës pranë shtëpisë pasi policia tha se ajo nuk është e përfshirë në trafik droge.

Policët thanë se do të kthehen në fermë për të kontrolluar qenin Rottweiler dhe dy të tjerë për të parë nëse duhet të merren nga shërbimet e mbrojtjes së kafshëve.