BOTA, 29 Korrik 2022, 15:12

Marrëveshja me Rusinë/ Shpresa për nisjen e anijes së parë me grurë që pas fillimit të luftës, Zelenksy në port

Marrëveshja me Rusinë/ Shpresa për nisjen e anijes së

Anija e parë me grurë në Ukrainë që nga pushtimi rus do niset nga porti të premten. Një marrëveshje e udhëhequr nga OKB u nënshkrua një javë më parë për të rifilluar eksportet pas një bllokimi që çoi në rritje të çmimeve të ushqimit.

Presidenti Volodymyr Zelensky mbërriti në Odesa duke thënë se Ukraina ishte gati për të nisur transportin e grurit.

Anija e ngarkuar me grurë po bëhet gati në portin e Chornomorsk. Shefi i OKB-së tha se kjo mund të ndodhte vetëm kur të finalizohet rruga përmes Detit të Zi.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga Rusia dhe Ukraina, korridori detar, ngarkesa dhe inspektimi i ngarkesës po organizohen të gjitha nga një qendër e përbashkët koordinimi (JCC) në Turqi.