BOTA, 29 Korrik 2022, 21:06

Video/ Bie ekrani, plagosen dy balerinë në koncert

Video/ Bie ekrani, plagosen dy balerinë në koncert

Një ekran i madh ra në një skenë gjatë një koncerti të grupit “Mirror” nga Hong Kongu të enjten duke plagosur të paktën dy kërcimtarë.
Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Autoritetet kanë ndaluar grupin të performonte në pritje të një hetimi.

Videoja e publikuar në rrjetet sociale tregon njerëz që kujdesen për kërcimtarët që u plagosën në skenë. Mediat e Hong Kongut raportuan se 3 pjesëtarë nga publiku u lënduan gjithashtu.

Stafi i koncertit tha se i vinte keq për atë që kishte ndodhur dhe se ishte i gatshëm të rimburësonte biletat. Asnjë nga 12 anëtarët e grupit Mirror nuk u lëndua. Autoritetet urdhëruan grupin, i cili po zhvillonte 12 shfaqje në vend, të shtynte shfaqjet e tij të ardhshme.