BOTA, 10 Dhjetor 2024, 21:42

Siri/ Komandanti amerikan takohet me krerët e Forcave Demokratike Siriane, udhëhiqen nga kurdët që mposhtën dhe ISIS-in

Siri/ Komandanti amerikan takohet me krerët e Forcave Demokratike Siriane,

Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë amerikane në Lindjen e Mesme u takua në Siri me Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët, një aleat kyç i SHBA-së në misionin në vazhdim për të mposhtur ISIS-in. Kjo u bë e ditur nga Centcom.

"Sot, më 10 dhjetor, gjenerali Michael Erik Kurilla vizitoi komandantët dhe anëtarët e shërbimit ushtarak amerikan, si dhe partnerët tanë të mposhtje-ISIS, Forcat Demokratike Siriane, në disa baza në Siri," tha Komanda Qendrore e SHBA në një deklaratë.