BOTA, 11 Dhjetor 2024, 12:50

Rrëzimi i al-Assad/ Lideri rebel thirrje vendeve të huaja: Nuk duhet të keni frikë, Siria s’është gati për një tjetër luftë

Rrëzimi i al-Assad/  Lideri rebel thirrje vendeve të huaja: Nuk duhet

Udhëheqësi i forcave rebele që rrëzuan presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, ka bërë një deklaratë, përmes së cilës thotë se qeveritë e huaja nuk duhet të shqetësohen për atë ç’ka të ndodhë në vend.

Ai tha se Siria nuk është gati për një luftë tjetër. Mohammad al-Jolani, udhëheqësi i grupit kryesor islamik në koalicionin që përmbysi regjimin, u tha gazetarëve në kryeqytetin sirian Damask të martën se vendet e huaja nuk duhet të kenë frikë, shkruan CNN.

“Frika ishte nga prania e regjimit; regjimi tani është zhdukur”, tha Jolani.

“Vendi po shkon drejt zhvillimit dhe rindërtimit. Po shkon drejt stabilitetit. Njerëzit janë të rraskapitur nga lufta, kështu që vendi nuk është gati për një tjetër dhe nuk do të hyjë në një tjetër”, shtoi ai.

“Burimi i frikës sonë ishte nga milicitë iraniane, Hezbollahu dhe regjimi që kreu masakrat që po shohim sot”, u shpreh kreu i rebelëve.