TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Jens Stoltenberg do të jetë guvernatori i ardhshëm i Bankës Qendrore të Norvegjisë, pasi mandati i tij si Sekretai i Përgjithshëm i NATO-s të përfundojë në fund të shtatorit.
Lajmi është bërë i ditur nga qeveria norvegjeze, ku Stoltenberg është shfaqur mirënjohës dhe entuziast për marrjen e kësaj detyre të re.
Ai u emërua Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s në vitin 2014 dhe pas një mandati të parë të suksesshëm, mandati i tij në aleancën perëndimore ushtarake u zgjat. Përgjatë detyrës së tij si kreu i NATO-s, Stoltenberg është përballur me sfida të ndryshme ku së fundmi kanë qenë tensionet e agravuara mes Moskës dhe Kievit.
Më parë, ai ka mbajtur detyra të rëndësishme në qeverinë norvegjeze ku ka shërbyer si Ministër i Financave përgjatë katër viteve.