BOTA, 6 Prill 2025, 12:18

Izraeli pranon vrasjen e 15 mjekëve në Gaza, publikohen pamjet e sulmit (VIDEO)

Izraeli pranon vrasjen e 15 mjekëve në Gaza, publikohen pamjet e

Ushtria izraelite ka pranuar se ushtarët e saj kanë bërë gabime lidhur me vrasjen e 15 punonjësve të urgjencës në Gazën jugore më 23 mars.

Karvani i ambulancave të Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze (PRCS), një makinë e OKB-së dhe një kamion zjarrfikës nga Mbrojtja Civile e Gazës u sulmuan pranë Rafahut.

Izraeli fillimisht pretendoi se trupat hapën zjarr sepse autokolona u afrua “në mënyrë të dyshimtë” në errësirë ​​pa fenerë apo drita ndezëse. Ai tha se lëvizja e automjeteve nuk ishte koordinuar ose rënë dakord më parë me ushtrinë, raporton BBC.

Pamjet e filmuara nga një prej ndihmësve që u vra, treguan se automjetet kishin drita të ndezura ndërsa iu përgjigjën një thirrjeje për të ndihmuar të plagosurit.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) këmbëngulin se të paktën gjashtë nga mjekët ishin të lidhur me Hamasin – por deri më tani nuk ka ofruar asnjë provë. Ajo pranon se ata ishin të paarmatosur kur ushtarët hapën zjarr.

Videoja celulare, e shpërndarë fillimisht nga New York Times, tregon automjetet që tërhiqen në rrugë kur, pa paralajmërim, të shtënat fillojnë pak para agimit.