BOTA, 5 Prill 2025, 22:34

Arrestohet deputeti britanik i laburistëve, Dan Norris, dyshime për abuzim seksual

Arrestohet deputeti britanik i laburistëve, Dan Norris, dyshime për

Deputeti laburist, Dan Norris është arrestuar nën dyshimin për abuzim të fëmijëve dhe vepra seksuale. Deputeti britanik u pezullua menjëherë nga Partia Laburiste pasi u mësua  për arrestimin e tij.

Policia theksoi se informacionet për veprat penale u njoftuan në dhjetor 2024. Shumica e veprave pretendohet se kanë ndodhur në vitet 2000 por po hetohet gjithashtu një vepër e dyshuar përdhunimi në vitet 2020.

Dan Norris, 65 vjeç, fitoi vendin e ri të North East Somerset dhe Hanham në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar. Norris hyri për herë të parë në parlament kur Tony Blair ishte në pushtet në 1997 dhe shërbeu si deputet i Wansdyke deri në vitin 2010.