BOTA, 19 Korrik 2022, 13:15

I nxehti përvëlues godet Britaninë! Temperatura ekstreme, rekord i ri historik

I nxehti përvëlues godet Britaninë! Temperatura ekstreme, rekord

I nxehti përvëlues ka pushtuar Britaninë e Madhe me temperatura ekstreme, që kanë detyruar autoritetet të shpallin emergjencën. 

Ditën e sotme është vendosur rekordi historik me 40.5 gradë celcius në Londër, sipas të dhënave paraprake të Met Office. Megjithatë, pritet të temperatura të rriten më tej gjatë orëve në vijim. 

Mbretëria e Bashkuar ka shpallur alarmin e kuq për herë të parë dhe qytetarët janë udhëzuar të kenë kujdes dhe të strehohen në vende me hije, pasi temperatura të këtyre niveleve përbëjnë rrezik serioz dhe mund të sjellin vdekjen. 

Autoritetet gjithashtu kanë paralajmëruar për rrezikun e larjes në lumenj dhe liqene, pasi disa persona humbën jetën duke tentuar ti shpëtojnë vapës. 

Europa po përballet me temperatura mjaft të larta të cilat kanë shkaktuar zjarre dhe viktima, veçanërisht në Francë, Spanjë dhe Portugali.