BOTA, 19 Korrik 2022, 09:33

Paralajmëron Ukraina: Nëse forcat bjelloruse kalojnë kufirin tonë, do të ndërpresim marrëdhëniet diplomatike

Paralajmëron Ukraina: Nëse forcat bjelloruse kalojnë kufirin

Kievi ka paralajmëruar se do të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Bjellorusinë, nëse forcat e saj të armatosura kalojnë kufirin ukrainas.

Paralajmërimi është njoftuar nga ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.

‘Bjellorusia theksoi ai është bashkëpunëtor në krimin e agresionit dhe askush nuk e vë këtë në dyshim. Ne ndërpremë marrëdhëniet diplomatike me federatën ruse menjëherë pas fillimit të sulmit në një shkallë të gjerë. Marrëdhëniet diplomatike do të ndërpriten edhe me Bjellorusinë nëse forcat e saj të armatosura kalojnë kufirin ukrainas”, ka thënë më tej ai.