TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

BE-ja ka nënshkruar një marrëveshje me Azerbajxhanin për të dyfishuar dërgesat e gazit nga ky vend, duke i ҫuar ato në “të paktën” 20 miliardë metra kub deri në vitin 2027, nga 8.1 miliardë metra kub që ishin vitin e kaluar.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha në Baku se BE-ja duhej “të diversifikohej nga Rusia dhe të bazohej te furnizues më të besueshëm” dhe e përshkroi Azerbajxhanin si një “partner të rëndësishëm në fushën e energjisë”.
Marrëveshja do të rrisë furnizimet përmes Korridorit Jugor të Gazit, një projekt i përbashkët midis Brukselit dhe Bakut që u hap në vitin 2018 dhe furnizohet kryesisht nga fushat e gazit në Detin Kaspik. Furnizimet përmes tubacionit pritet të arrijnë 12 miliardë metra kub këtë vit.
BE-ja është përpjekur të krijojë rrugë të reja për furnizimin me gaz për t’u diversifikuar nga Rusia, e cila para pushtimit të Ukrainës furnizonte bllokun me rreth 40 për qind të nevojave të gazit.
Memorandumi midis BE dhe Bakut përfshin gjithashtu disa propozime për të reduktuar emetimet e metanit dhe për të rritur investimet në energjinë e rinovueshme dhe hidrogjenin.
BE-ja ka qenë më parë kritike ndaj situatës së të drejtave të njeriut në Azerbajxhan nën udhëheqjen e presidentit Ilham Aliyev. Von der Leyen tha se vendi duhet “të krijojë kushtet e duhura për besimin e investitorëve”, duke përfshirë garancitë për një media të pavarur.
BE do të investojë 60 milionë euro për të zgjeruar tregtinë me Azerbajxhanin deri në vitin 2024, shtoi von der Leyen./ Monitor