BOTA, 24 Shkurt 2022, 16:03

Sulmi në Ukrainë, dëgjohen sërish sirenat e alarmit në Kiev

Sulmi në Ukrainë, dëgjohen sërish sirenat e alarmit në

Në Kiev janë dëgjuar sërish sirenat e alarmit, duke paralajmëruar për një sulm të mundshëm ajror, shkruan CNN

Qeveria e Kievit u ka kërkuar banorëve të gjejnë streha nëntokësore.

Më herët trupat ajrore ruse kanë marrë kontrollin e aeroportit Antonov, i cili është rreth 25 milje larg nga qendra e Kievit.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ,e ka akuzuar Putinin se po e zhyt Europën në kohën e saj më të errët që nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore në 1939 dhe u kërkoi aleatëve të Kievit që të godasin Rusinë me sanksione menjëherë.