TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Austria, ndonëse është ndër vendet evropiane me numrin më të madh të armëve në duart e civilëve, rreth 30 armë zjarri për çdo 100 banorë, sipas raportit Small Arms Survey, rrallëherë është përballur me sulme në shkolla. Megjithatë, tragjedia e fundit në Graz përbën një përjashtim të rëndë.
Julia Ebner, eksperte për ekstremizmin në Institutin për Dialog Strategjik (Institute for Strategic Dialogue), deklaroi se ky është shumë mundësisht sulmi më i rëndë në një shkollë në Austri që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.
Edhe pse Austria ka pasur ngjarje të tjera me armë që kanë rezultuar fatale — si sulmi terrorist në Vjenë në vitin 2020, ku një xhihadist vrau katër persona dhe plagosi 22 të tjerë, apo masakra e Mauterndorf-it në vitin 1997 ku një sulmues vrau gjashtë vetë përpara se të vetëvritej, sulmet ndaj shkollave mbeten jashtëzakonisht të rralla.
Ngjarja e fundit ka tronditur vendin, i cili zakonisht nuk përjeton dhunë të këtij lloji në ambientet arsimore.