BOTA, 10 Qershor 2025, 13:01

Rritet bilanci i viktimeve/ Sulmi me armë në shkollë: Shkon në 9 numri i të vdekurve, shumica janë nxënës

Rritet bilanci i viktimeve/ Sulmi me armë në shkollë: Shkon

Dyshohet se mes viktimave, 7 janë nxënës. Policia austriake ka thënë se të shtënat ndodhën në BORG Dreierschützengasse, një shkollë e mesme në veriperëndim të qytetit, afër stacionit kryesor qendror të trenit.

Grazi është qyteti i dytë më i madh i Austrisë në Austri dhe ndodhet rreth 200 km nga kryeqyteti Vjenë. Kryebashkiaku i Grazit ka konfirmuar raportet e mëparshme se i dyshuari ishte midis të vdekurve.

Kryebashkiakja Elke Kahr e konfirmoi këtë për Agjencinë Austriake të Shtypit. Policia thotë se nuk ka rrezik të mëtejshëm pas të shtënave në shkollë.

“Situata është e sigurt. Nuk pritet rrezik i mëtejshëm,” postoi policia në X. “Shkolla u evakuua dhe të gjithë u dërguan në një vend të sigurt.”

Autori i dyshuar pasi kreu krimin, kreu vetëvrasje në banjot e shkollës. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që forcat të shumta policie kanë rrethuar zonën.

Mësohet se nga sulmi kanë mbetur të plagosur gjithashtu disa nxënës dhe mësues. Ministria e Brendshme austriake tha më herët se disa studentë dhe mësues janë vrarë dhe disa janë plagosur rëndë.

Media austriake ORF raporton se të gjithë mësuesit dhe nxënësit e tjerë janë evakuuar nga shkolla. Grazi është qyteti i dytë më i madh në Austri dhe ndodhet rreth 200 km nga kryeqyteti Vjenë.