TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti amerikan, Donald Trump kishte deklaruar se do të dëshironte ta arrestonte guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom.
Lideri amerikan ka folur me gazetarët ndërsa po kthehej në Shtëpinë e Bardhë, ku është pyetur rreth gjendjes në qytetin kalifornian të Los Angelesit.
Trump u pyet lidhur me faktin që Newsom kishte sfiduar autoritetin e tij dhe se a do të duhej ta arrestonte ‘cari i kufirit’.
The President of the United States just called for the arrest of a sitting Governor.
This is a day I hoped I would never see in America.
I don’t care if you’re a Democrat or a Republican this is a line we cannot cross as a nation — this is an unmistakable step toward… pic.twitter.com/tsTX1nrHAu
— Gavin Newsom (@GavinNewsom) June 9, 2025
“Do të duhej ta bënte”, tha shkurtimisht 78-vjeçari duke shkaktuar edhe reagimin e Newsomit.
Ky i fundit e cilësoi këtë si “një hap të qartë drejt autoritarizmit”.
“Presidenti i Shteteve të Bashkuara sapo bëri thirrje për arrestimin e një guvernatori në detyrë. Kjo është një ditë që shpresoja të mos e shihja kurrë në Amerikë. Nuk ka rëndësi nëse je Demokrat apo Republikan – kjo është një vijë që nuk mund ta kalojmë si komb. Ky është një hap i qartë drejt autoritarizmit”, pohoi guvernatori kalifornian.
Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në të gjithë qytetin.