BOTA, 15 Shtator 2024, 21:53

Sulmi i dytë me armë ndaj Trump në 2 muaj, reagon Shtëpia e Bardhë: Biden dhe Harris janë ndier të lehtësuar kur mësuan se ai është i sigurtë dhe mirë

Sulmi i dytë me armë ndaj Trump në 2 muaj, reagon Shtëpia e

Presidenti dhe Zëvendës Presidentja e SHBA-ve janë informuar për incidentin e detë me armë ndaj Trump, thotë bbc.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet:

Presidenti dhe Zëvendës Presidenti janë informuar për incidentin e sigurisë në kursin ndërkombëtar të golfit të Trump, ku ish-presidenti Trump ishte duke luajtur golf. Ata janë të lehtësuar kur kanë mësuar se ai është i sigurtë dhe mirë. Ata do të përditësohen rregullisht nga ekipi i tyre.”

Ish-presidenti amerikan Donald Trump u dërgua në një vend të sigurt nga Shërbimi Sekret, pasi agjentët hapën zjarr ndaj një burri që u pa me një armë.  

Sipas raportimeve të New York Post, burimet thanë se Shërbimi Sekret pikasi një individ të dyshimtë në pranë rezidencës së golfit të Trump në West Palm Beach dhe hapi zjarr kur agjentët panë tytën e një arme.

Një agjent hapi zjarr, duke qëlluar disa herë.

“Presidenti Trump është i sigurt pas të shtëna me armë zjarri në afërsi të tij. Nuk ka detaje të mëtejshme për momentin”, tha zëdhënësi i Trump, Steven Cheung pasditen e së dielës. Burri u arrestua më vonë nga policia lokale.