BOTA, 15 Shtator 2024, 21:22

Të shtëna me armë në fushën e golfit të Trump, Shërbimi Sekret largon ish-presidentin nga vendngjarja

Të shtëna me armë në fushën e golfit të Trump,

Dyshohet se të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pranë vendndodhjes së ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Ekipi i fushatës së tij, tha se presidenti është “i sigurt pas të shtëna me armë në afërsi të tij”.

“Trump është i sigurt pas të shtëna me armë zjarri në afërsi të tij. Nuk ka detaje të tjera për momentin”, tha zëdhënësi i fushatës së Trump, Steven Cheung në një deklaratë, pa dhënë informacione më të hollësishme rreth asaj çfarë ka ndodhur.

Ish-presidenti ishte duke luajtur golf në klubin ndërkombëtar të golfit Trump në West Palm Beach. Ambienti u mbyll menjëherë pas ngjarjes, sipas një burimi për CNN.

Shërbimi Sekret tha përmes një postimi në platformën X se po punon me Zyrën e Sherifit të Qarkut Palm Beach për të hetuar incidentin që përfshin Trump.

Shërbimi Sekret tha se incidenti ndodhi pak para orës 14:00 (ora lokale).

Donald Trump është “larguar i sigurt” nga Shërbimi Sekret pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri në fushën e tij të golfit në West Palm Beach, Florida, ka thënë një zyrtar i lartë i zbatimit të ligjit për rrjetin amerikan NBC.

New York Post raporton se dy persona kanë shkëmbyer zjarr jashtë fushës ndërkombëtare të golfit Trump në West Palm Beach.

Ekipi i fushatës së Trump doli me një deklaratë duke thënë se kandidati presidencial republikan është “i sigurt pas të shtëna me armë zjarri në afërsi të tij”.

Ata nuk dhanë detaje të mëtejshme.

Shërbimi Sekret ka thënë gjithashtu se Trump është i sigurt dhe se agjencia ka nisur hetimet.