TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti rus, Vladimir Putin, priti sot në Kremlin, Milorad Dodik, i cili kërkohet nga autoritetet gjyqësore të Bosnje Hercegovinës të tij për “sulm ndaj rendit kushtetues”.
Kremlini publikoi një video që tregonte dy burrat duke shtrënguar duart dhe më pas duke biseduar.
“Jam shumë i lumtur që ju shoh në Moskë”, tha Putin duke iu drejtuar Dodik.
Në këtë takim mori pjesë edhe këshilltari diplomatik i presidentit rus, Yuri Ushakov.
Dodik konfirmoi pak më vonë në një postim në Platformën X se është takuar me Putinin, “për të 26-tën herë”, siç pretendon ai.
“Putin di detajet, gjendjen e përgjithshme që mbizotëron në vendin tonë. Ai është i interesuar për kërkesat e njerëzve të zakonshëm atje,” shtoi ai.