TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një modele e njohur e rrjetit Instagram është përdhunuar e marrë peng nga dentisti i saj kur shkoi për të rregulluar dhëmbët.
Stefania Costache ka dëshmuar tashmë se shkoi në klinikën e dentistit për një ndërhyrje, por e gjeti veten në shtëpinë e tij mëngjesin e ardhshëm pasi ishte droguar e përdhunuar.
Dentisti Costin Iulian Berechet i dënuar tashmë me 10 vjet burg, gjithashtu e përdhunoi gruan në shtëpinë e tij në Rumani.
Vitin që shkoi Stefania nxiti hetimin e policisë që hezitonte të vepronte, kur dëshmoi sesi Berechet e kishte kontaktuar në rrjetet sociale pasi kishte parë profilin e saj.
Ajo tha në gjyq: “Në janar 2020, doktori më bëri një ofertë për rregullimin e dhëmbëve, për probleme që ishin të dukshme dhe kushtonin shumë. Unë pashë mundësinë për t’i zgjidhur duke e këmbyer me reklamën që do i bëja në Instagram”
Por në vend të publicitetit, dentisti e kishte droguar gjatë takimit në klinikë dhe më pas e çoi në shtëpi për ta përdhunuar.