TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vetëm 5 vetëm pas sulmit që për pak i kushtoi jetën, duke e zhytur në gjendje kome e duke e lënë në gjendje të rëndë shëndetësore për javë të tëra, kryeministri sllovak Robert Fico marrë një zarf që kishte një plumb brenda.
“Mund të konfirmojnë se zarfi përmbante një plumb; ai është dërguar në adresën e kryeministrit të Sllovakisë”, thuhet në një deklaratë të zyrës së tij. Zarfi është analizohet nga stafi i specializuar për mbrojtjen e zyrtarëve publikë dhe misioneve diplomatike.
Ky kërcënim i drejtuar shefit të ekzekutivit sllovak vjen në një kohë kur Europa ende nuk e ka shkundur tronditjen që shkaktoi në kontinentin e vjetër tentativa për vrasjen e kryeministrit, e cila ekspozoi nga ana tjetër edhe një polarizim tejet të thellë të shoqërisë së këtij vendi.
Personi që qëlloi Fico-n, 71-vjeçari Juraj Cintula, qe shprehur se nuk ishte dakord me politikat e qeverisë aktuale. Ai është aktualisht në paraburgim, i përballur me akuza për terrorizëm dhe rrezikun e një dënimi nga mund të shkojë 25 vjet heqje lirie deri në burgim të përjetshëm. Fico iu nënshtrua disa operacioneve pasi mori plagë që i rrezikuan seriozisht jetën. Politikani veteran në Sllovaki që u rikthye për t’u bërë kryeministër për herë të katërt pasi partia e tij Smer i fitoi zgjedhjet e fundit.
Nga Riga në Bratislavë, vendet ish-komuniste të Evropës Lindore dhe Qendrore, dikur brenda sferës së ndikimit të Moskës, përballen me trysni në rritje që po i tensionon shoqëritë e tyre. Kjo trysni po po ngre shqetësime për të ardhmen e demokracisë në rajon.