BOTA, 10 Dhjetor 2023, 17:50

Hamasi paralajmëron Izraelin: Asnjë peng nuk do të lirohet pa negociata!

Hamasi paralajmëron Izraelin: Asnjë peng nuk do të lirohet pa

Hamasi ka paralajmëruar se nuk do të lirojë asnjë peng pa negociata.

Zëdhënësi i Brigadave al-Qassam Abu Obaida në një mesazh të publikuar në media, i ka bërë thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se asnjë peng nuk do të kthehet në Izrael pa negociata.

Ndërkohë kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus ka deklaruar më herët se lufta midis Izraelit dhe Hamasit ka një ndikim katastrofik shëndetësor në Rripin e Gazës.