TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Babai i dy fëmijëve të rrëmbyer në Gaza ka përshkruar momentin kur kuptoi se gruaja dhe vajzat e tij ishin marrë peng nga Hamasi. Gruaja e Yoni Asherit, Doron, dhe dy fëmijët e tyre të mitur Raz, pesë vjeç dhe Aviv, tre vjeç, po qëndronin te të afërmit afër kufirit me Gazën.
“Të shtunën, rreth orës 10.30 të mëngjesit, ishte telefonata e fundit kur fola me gruan time. Ajo më tha se terroristët nga Hamasi kishin hyrë në shtëpi dhe se ato ishin fshehur në një dhomë, por më pas telefonata u shkëput. Më vonë, arrita të gjeja celularin e saj dhe ishte brenda Gazës”, ka rrëfyer Asheri.
Frika e tij më e madhe u konfirmua më vonë atë ditë kur ai pa një video të njerëzve që ngarkoheshin në pjesën e pasme të një kamioni. “Në video njoha gruan dhe dy vajzat e mia, dy vajzat e mia të vogla. Nuk e di se në çfarë kushtesh mbahen, por ju e dini, situata po përkeqësohet shumë”, ka përfunduar ai.