BOTA, 8 Tetor 2023, 22:10

Izraeli i vë flakën Rripit të Gazës, pamje dramatike nga rajoni palestinez (VIDEO)

Izraeli i vë flakën Rripit të Gazës, pamje dramatike nga

Izraeli ka vazhduar me sulmet ajrore në Rripin e Gazës në shenjë hakmarrje të grupi Hamas i cili lëshoi mijëra raketa në Tel Aviv mëngjesin e së shtunës.

Tani, pamjet e publikuara në internet tregojnë “ferrin” në të cilin është zhytur Gaza nga sulmet ajrore izraelite.

Pamjet besohet të jenë xhiruar sonte dhe njëra prej videove u publikua nga Al Jazeera derisa tjetra nuk e kishte të specifikuar burimin.

Përveç, tymit të dendur që mund të vërehet në këto pamje, aty dëgjohen edhe shpërthime masive.