TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

"Omikron" është kthyer në një variant dominues në Danimarkë, sipas ministrit të Shëndetësisë Magnus Heunicke.
Sipas hulumtimeve të institutit shtetëror shëndetësor SSI, "Omikron" është tashmë varianti mbizotërues i virusit në vend dhe po vazhdon të përhapet me shpejtësi të madhe.
Heunicke shtoi se epidemia po rritej vazhdimisht, duke shënuar një rekord të rasteve të reja me 13,558 të raportuara sot në Danimarkë.
Deri të martën, u regjistruan rreth 26,000 raste me "Omikron", duke përfshirë 1,367 të konfirmuar nga sekuenca gjenomike dhe gati 25,000 të zbuluar përmes testit PCR.
Sipas raportit të fundit të SSI mbi përhapjen e "Omikron", i cili u publikua të hënën, rastet e "Omikron" përbënin rreth 44 për qind të të gjitha infeksioneve të reja të raportuara më 15 dhjetor.