BOTA, 12 Maj 2025, 19:48

Lirohet pengu izraelito-amerikan Edan Alexander, Hamasi ia dorëzon Kryqit të Kuq

Lirohet pengu izraelito-amerikan Edan Alexander, Hamasi ia dorëzon Kryqit

Hamasi e ka liruar ushtarin izraelito-amerikan 21-vjeçarin Edan Alexander, të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit.

Mediat e huaja raportojnë se Alexander i është dorëzuar Kryqit të Kuq në Gaza, ku më pas do t’i dorëzohet ushtrisë izraelite.

Kujtojmë se më herët, presidenti izraelit Isaac Herzog është shprehur se lirimi i Alexander, po pritej me “emocione të thella e zemra të dridhura”.

Duke folur gjatë një vizite në Gjermani, ai u shpreh se Izraeli “nuk bën dallim midis një qytetari dhe një tjetri, dhe sigurisht jo midis atyre që kanë një pasaportë të huaj dhe atyre që nuk e kanë” – referuar Alexanderit që është edhe shtetas i SHBA-së.

Edan Alexander është një ushtar 21-vjeçar me dy shtetësi amerikane dhe izraelite që u mor peng nga Hamasi gjatë sulmeve të 7 tetorit 2023 në kufirin midis Gazës dhe Izraelit.