BOTA, 10 Qershor 2024, 16:29

Çfarë po ndodh me BE? I riu me 2.6 milionë ndjekës në YouTube zgjidhet deputet i Parlamentit Evropian

Çfarë po ndodh me BE? I riu me 2.6 milionë ndjekës në

Zgjedhjet e fundit për në Parlamentin Evropian kanë sjellë ndryshime të mëdha, ku pjesë janë bërë edhe personazhe të rrjeteve sociale.

Një i tillë është edhe 24-vjeçari Fidias Panayiotou nga Qipro, i cili është një influencer i njohur në YouTube që numëron mbi 2.6 milionë ndjekës, shkruan BBC.

Ai do të jetë një deputet i pavarur i Parlamentit Evropian.

“Fidias” – siç njihet online është i njohur për shakatë e tij dhe klipet humoristike.

Klipet e tij më të ndjekura përfshijnë një mision për të përqafuar 100 të famshëm, konkurse për të ngrënë pica dhe  shmangie të tarifave në trenat japonezë.

Edhe pse ai nuk ka përvojë politike – dhe e quan veten “një gabim profesional” – fushata e tij tërhoqi një numër të madh votuesish të rinj.