BOTA, 9 Qershor 2024, 19:05

Kameramani që gjeti trupin e prezantuesit të BBC-së rrëfen momentin dramatik: Uroja të kisha një lajm të mirë

Kameramani që gjeti trupin e prezantuesit të BBC-së rrëfen
Antonis Mystiloglou

“Më vjen keq që isha unë ai që e gjeta të vdekur”, tha Antonis Mystiloglou i ngrysur për Sky News.

I prekur dhe me lot në sy, kameramani Antonis Mystiloglou, kamera e të cilit pikasi trupin e prezantuesit fatkeq britanik të BBC-së, Michael Mosley në një plazh në Symi , përshkruan momentin e zbulimit dramatik.

Paraditen e sotme kameramani së bashku me kryebashkiakun e Symit, Lefteris Papakalodoukas dhe gazetarë të tjerë, ishin futur në varka për të fotografuar pikat e hetimit.

Aty kamera e Mystiloglou ka pikasur trupin e prezantuesit 67-vjeçar, teksa po xhironin video dhe pamje nga zona.

“Më vjen keq që isha unë ai që e gjeta të vdekur ”, i tha i ngrysur gazetarit të Sky News kameramani grek, duke parë kamerën dhe duke iu drejtuar familjes së 67-vjeçarit fatkeq. “Do të doja të kishim lajme më të mira”, shtoi ai, dukshëm i prekur.