TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partitë e ekstremit të djathtë fituan zgjedhjet parlamentare të Bashkimit Europian të cilat u mbajtën prej datës 6 qershor deri të dielën e 9 qershorit. Nga 360 milionë votues me të drejtë vote në BE, vetëm rreth 51% e tyre shkuan dhe hodhën votën në qendrat e votimit.
Kjo është një rritje e vogël në krahasim me vitin 2019, kur ka pasur një rritje të madhe të pjesëmarrjes dhe përqindjen më të lartë që nga viti 1994.
Në përfundim u zgjodhën 720 anëtarë të PE, nga secili vend.
Shpërndarja e vendeve është si më poshtë:
Gjermania- 96 vende, Franca 81, Italia 76, Spanja 61, Polonia 53, Rumania 33, Holanda 31, Belgjika 22, Greqia, Çekia, Suedia, Portugalia dhe Hungaria nga 21, Austria 20, Bullgaria 17, Danimarka, Finlanda, Sllovakia nga 15, Irlanda 14, Kroacia 12, Lituania 11, Sllovenia dhe Letonia nga 9, Estonia 7 dhe Qipro, Malta e Luksemburgu nga 6 vende.
Por sa është paga mujore e një eurodeputeti?
Nga të dhënat zyrtare nga faqja kryesore e Parlamentit Europian, paga mujore e çdo anëtari është e njëjtë për të gjithë.
Paga mujore e një eurodeputeti është 10075,18 € bruto dhe 7853,89 € neto, pas zbritjes së taksave të BE-së dhe kontributeve të sigurimit.
Të dhënat e publikuara janë nga 1 korriku 2023, fonde të cilat dalin nga buxheti i Kuvendit.
Paga e tyre ndryshon vetëm në varësi të taksave shtesë që mund të vendosin shtetet e tyre, që dmth se ka shtete që mund të vendosin taksa shtesë kombëtare, shifrat përfundimtare neto varen nga regjimi tatimor i vendit të origjinës së deputetit.
Pagat përcaktohen në 38.5% të pagës bazë të gjyqtarit të Gjykatës së Drejtësisë të BE, siç përcaktohet në Statutin për deputetët e PE.
Në Statutin për deputetët e PE gjithashtu përcaktohet edhe mosha e pensionit për çdo anëtar.
Ish-deputetët kanë të drejtën e pensionit kur mbushin 63 vjeç dhe shifra që përfitojnë është e barabartë me 3,5% të pagës së tyre për çdo vit të plotë në detyrë dhe një të dymbëdhjetën e saj për çdo muaj tjetër të plotë, por jo më shumë se 70% në total.