BOTA, 17 Tetor 2022, 16:08

Sulmet me dronë në Kiev, rritet në katër numri i viktimave

Sulmet me dronë në Kiev, rritet në katër numri i viktimave

Ka shkuar në katër numri i viktimave pas sulmeve ruse me dronë në Kiev mëngjesin e sotëm, sipas CNN.

Forcat e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat trupin e një burri nga një ndërtesë e shembur në qendër të Kievit, tha një një deklaratë kryebashkiaku i qytetit.

Tre persona ndodhen në spital, dy prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Ndërkohë që vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në kryeqytet.