TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Eksportet e grurit ukrainas pothuajse janë kthyer në nivelet e paraluftës.
Në 17 ditët e para të tetorit eksportet ishin vetëm 2.4% më të ulëta se në të njëjtën periudhë të vitit 2021, pavarësisht mbylljes së disa porteve detare dhe pushtimit rus, sipas të dhënave të ministrisë së bujqësisë.
Eksportet e drithërave të vendit kanë shënuar rënie që nga shkurti, pas mbylljes së porteve duke rritur çmimet globale të ushqimit dhe duke shkaktuar frikë nga mungesa në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.
Tre porte të Detit të Zi u hapën në fund të korrikut sipas një marrëveshjeje midis Moskës dhe Kievit, e cila u ndërmjetësua nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Turqia.